Historiku
Ndermarrja per prodhimin e elementeve te presuar nga betoni Floda 1 Sh.p.k ka nje tradite te pasur pune dhe suksesi gjate viteve te kaluara qe kane rezultuar me nje ngritje dhe zgjerim te vazhdueshem te ndermarrjes.
Floda 1 Sh.p.k u themelua nga Z. Hysen Çajka duke filluar punen si ndermarrje e vogel prodhuese qysh ne vitin 2007. Ndermarrja fillimisht kishte punetore krahu, dhe e gjithe puna behej me fuqi njerezore, proces ky qe ishte shume i lodhshem dhe aspak eficent. Si rrjedhoje e kerkeses se tregut lindi nevoja te fuqizohej si kompani dhe per kete arsye u investua ne teknologji duke u blere makineria gjermane Zenith 844 AZ me kapacitet prodhimi 800-1000 m2 per 8 ore e cila te gjitha prodhimet i nxjerr te paketuara ne menyre automatike. Me kalimin e kohes dhe ngritjes se kompanise, Floda 1 Sh.p.k rriti dhe numrin e punetoreve.
Sot ndermarrja Floda 1 Sh.p.k eshte nje nga kompanite lider ne fushen e prodhimit te elementeve te presuar nga betonit. Floda 1 Sh.p.k eshte e certifikuar me standartin ISO 9001:2015. Cdo prodhim shoqerohet me certifikate cilesie sipas standartit nderkombetar te prodhimeve te elementeve te betonit.
Ndermarrja sjell ne treg prodhimin e nenprodukteve te betonit si :
• Pllaka te modeleve dhe dimensioneve te ndryshme;
• Bordura te dimensione te ndryshme;
• Koneta te gatshme;
• Tuba me dimensione te ndryshme;
• Rrjeta;
• Blloqe;
• Tuba etj
Te gjitha te kryera me fjalen e fundit te teknologjise gjermane “Zenith 844 AZ” full automatike.
Ndermarrja jone disponon mjete motorrike per rrulim dhe nivelim si vibrator, kompaktor, rrula, nivelim me rreze lazer, etj.
Ndermarrja Floda 1 Sh.p.k ofron dhe sherbim per ngjeshje terreni, shtrim te pllakave dhe rrjetave, vendosje te tubave, konetave, bordurave etj.
Gjithashtu ofron dhe sherbimin e transportit brenda dhe jashte Shqiperise.
Disa nga klientet kryesor te kompanise jane Geci Shpk, Salillari LTD, Shpresa AL, Fusha Shpk, Hastoci Shpk, Alb Building Shpk, Gerlica Shpk , 4M, BE-IS Shpk, Sireta 2F Sh.p.k, Curri Shpk … etj
Floda 1 Sh.p.k mban pergjegjësi per produktet dhe punimet qe kryen me nje garanci mbi 10 vjet.